Konferencë mbi ecurinë e projektit IPA-II INTERREG CBC ITALY-ALBANIA-MONTENEGRO Datë 02 Dhjetor 2021, Pallati i kongreseve / salla Albanogjia 2.

Si pjesë e Programit IPA-II INTERREG CBC ITALME, Shoqata e Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri A.I.I.A. (asociuar Confimi Industria Italia), si fituese e projektit “ AWeS0Me-ITALME-419 ”, organizon në datën 02 Dhjetor 2021 në Pallatin e Kongreseve, salla Albanogjia 2 një konferencë informuese mbi ecurinë e projektit dhe rëndësinë e realizimit të tij.

Konferenca synon të rrisë ndërgjegjësimin për nevojën e reduktimit të emetimet të karbonit dhe për të përmirësuar efikasitetin e energjisë në sektorin publik. Projekti synon të promovojë njohuritë për ekzistencën e materialeve të ndërtimit eko-qëndrueshëm të prodhuar me mbetje bujqësore që lejojnë efiçencën e energjisë dhe izolimin termik.

A.I.I.A. – Confimi Albania fton të gjithë aktorët në fushën e ndërtimit, SME-të, qendrat arsimore dhe kërkimore, OJQ-të e interesuara, fermerët, organizatat mbështetëse të biznesit dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe publike.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësuesit teknikë dhe politikë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Të interesuarit mund të kontaktojnë A.I.I.A. – Confimi Albania me email awesome@confimialbania.al.

Ngjarja do të zhvillohet në bashkëpunim me I.E.I. (Instituti Italian i Ekselencës), i cili do të gëzojë pjesëmarrësit me shijimin e ekselencave italiane puliane të njohura për prodhimin e tyre eko-qëndrueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *